Nga Zagrebi Ristuccia flet për sigurinë në Kosovë

  • A.P /
  • 05 October 2023 - 17:56
Nga Zagrebi Ristuccia flet për sigurinë në Kosovë

Për të folur për ngjarjet e fundit dhe situatën e sigurisë në Kosovë, komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, sot ka shkuar në Zagreb të Kroacisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Ai ishte i ftuar si folës në Iniciativën e 11-të për Bashkëpunim Mbrojtës (DECI) me pjesëmarrjen e shefit të mbrojtjes së Shqipërisë, Austrisë, Kroacisë, Hungarisë, Italisë, Malit të Zi, Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Siç njofton KFOR në X, Ristuccia informoi “të pranishmit për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit, si dhe dha një pasqyrë të situatës aktuale pas ngjarjeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës më 24 shtator”.

(Kosova Sot Online)