Policia jep detaje për eshtrat që u gjetën në Prishtinë

  • A.P /
  • 05 October 2023 - 18:08
Policia jep detaje për eshtrat që u gjetën në Prishtinë

Se sot janë gjetur eshtrat e një personi që figuron në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur gjatë luftës së vitit 1998/ 1999,  ka njoftuar Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në bazë të analizës së informatave të pranuara, ka arritur që të siguroj informacione për mbetje eshtrore të një trupi të njeriut, i cili figuron në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/1999.”

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Lidhur me rastin, tërheqjen e gjetjeve eshtrore e ka kryer Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe të njëjtat janë dërguar në IML për obduksion dhe identifikim.

Po ashtu pas veprimeve të ndërmarra rreth këtij rasti, për këtë lokacion është lëshuar urdhëresë nga Gjykata Themelore Departamenti Special- Prishtinë dhe ky vend mban Kodin TWE. 

(Kosova Sot Online)