Osmani i kërkoi Macron që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist në Veri

  • A.P /
  • 05 October 2023 - 18:40
Osmani i kërkoi Macron që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist në Veri

 Me homologun e saj francez Emmanuel Macron, presidentja e vendit, Vjosa Osmani njofton se ka zhvilluar diskutim të rëndësishëm mbi zhvillimet e sigurisë në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani njoftoi në platformën X se ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për aktin e agresionit të saj kundër Republikës së Kosovës.

Postimi i saj i plotë:

Një diskutim i rëndësishëm me presidentin francez Emmanuel Macron, mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm. Theksoj rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Republikës sonë.


(Kosova Sot Online)