Hajni bie nga kati i pestë pasi tenton të arratiset

  • A.P /
  • 05 October 2023 - 18:45
Hajni bie nga kati i pestë pasi tenton të arratiset

Një burrë ka humbur jetën në Caserta të Italisë pasi është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati. Sipas mediave italiane, dyshohet se ai ishte një hajdut që synonte të arratisej pasi kishte hyrë në një apartament për të vjedhur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kanë qenë banorët që kanë njoftuar policinë. Rezultoi se hajduti ishte me një bashkëpunëtor i cili megjithatë arriti të arratisej. Sipas raportimeve, të dy duket se kanë qenë brenda një apartamenti kur janë shqetësuar apo zbuluar dhe kanë tentuar të arratisen, ndoshta nga ballkoni.

Njëri prej tyre ka humbur ekuilibrin duke ‘fluturuar’ për më shumë se dhjetë metra. Ndërhyrja e punonjësve shëndetësorë ka qenë e kotë dhe kanë mundur vetëm të konfirmojnë vdekjen e burrit.

(Kosova Sot Online)