Osmani për bisedën me Sholz dhe Mitsotakis: I informova për sulmin terrorist

  • A.P /
  • 05 October 2023 - 20:00
Osmani për bisedën me Sholz dhe Mitsotakis: I informova për sulmin terrorist

Për aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu ka treguar kancelarit gjerman, Olaf Sholz dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se e ka theksuar domosdoshmërinë për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse për sulmin terrorist të 24 shtatorit.

”Informova @Bundeskanzler Scholz dhe @PrimeministerGR Mitsotakis për sulmin terrorist dhe aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës. Theksova domosdoshmërinë për të mbajtur Serbinë përgjegjëse për përpjekjet e saj për të destabilizuar vendin tonë dhe të gjithë rajonin“, ka shkruar Osmani.

Osmani ndodhet në Granada të Spanjës ku po marrin pjesë liderë të shumtë botërorë.

(Kosova Sot Online)