Osmani është takuar me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian

  • A.P /
  • 05 October 2023 - 22:31
Osmani është takuar me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian

Albumin nga Forumi i Granadës në Spanjë,e  ka postuar në Facebook, presidnetja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo është takuar me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, por edhe me kryeministrin e Britanisë së Madhe,  Rishi Sunak, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez Emmaneul Macron, e liderë të tjerë të rëndësishëm.

”Diskutime të rëndësishme me aleatë dhe partnerë të Kosovës rreth situatës së sigurisë pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë, si dhe për fuqizimin e aleancave tona në përballje me sfidat aktuale”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)