Vuçiq tregon se çka diskutuan dje me Macronin në Granada

  • E.K /
  • 06 October 2023 - 09:05
Vuçiq tregon se çka diskutuan dje me Macronin në Granada

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur mbrëmë në Granada me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, përcjell “Kosova Sot Online”

Vuçiq e ka falënderuar presidentin Macron për gatishmërinë e tij për të dëgjuar pikëpamjet e Beogradit.

Ai po ashtu e falënderoi edhe për për angazhimin e tij personal në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Në fund të një dite të gjatë, një bisedë e hapur dhe thelbësore me Presidentin Macron për të gjitha çështjet e rëndësishme.

E falënderova presidentin Macron për gatishmërinë e tij për të dëgjuar pikëpamjet e Beogradit, si dhe për angazhimin e tij personal në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Vuçiq në Instagram.

(Kosova Sot Online)