Ferizaj: Hajnat hyjnë në shtëpinë e një mërgimtari, Policia jep detaje

  • E.K /
  • 06 October 2023 - 09:36
Ferizaj: Hajnat hyjnë në shtëpinë e një mërgimtari, Policia jep detaje

Një vjedhje e rëndë është kryer në Dardani të Ferizajit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një person ka raportuar në Polici se ka vërejtur që dyert e shtëpisë së vëllait të tij dhe objekteve përcjellëse kanë qenë të hapura me force.

Ndërsa, është kontaktuar pronari i shtëpisë që punon dhe jeton në Zvicër.

Rasti është duke u hetuar.

“VJEDHJE E RËNDË-Fsh.Dardani-Ferizaj 05.10.2023-NN. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se ka vërejtur që dyert e shtëpisë së vëllait të tij dhe objekteve përcjellëse kanë qenë të hapura me forcë. Përmes telefoni është kontaktuar pronari i shtëpisë, i dëmtuari mashkull kosovar i cili punon dhe jeton në Zvicër. Policia ka iniciuar rastin dhe është duke e hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)