Kryeministri i Hungarisë: Kosovarët duhet të sillen në mënyrë tjetër, mos provokoni serbët

  • E.K /
  • 06 October 2023 - 10:39
Kryeministri i Hungarisë: Kosovarët duhet të sillen në mënyrë tjetër, mos provokoni serbët

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se fajet për tensionet e fundit në Kosovë i ka pëkërisht kjo e fundit, e jo Serbia, përcjell “Kosova Sot Online”.

Orban tha se janë qesharake kërkesat e Kosovës që t’i vihen sanksione Serbisë.

“Kosovarët duhet të sillen në mënyrë tjetër, mos provokoni serbët”, shtoi Orban.

Sipas Orban, në Ballkan nuk ka stabiltet pa Serbinë.

“Është qesharake, është e pamundshme (t’i vihen sanksione Serbisë). Serbët janë përballur me provokime në dy vitet e fundit rregullisht. Prandaj na duhet ta kuptojmë që… kosovarët duhet të sillen në mënyrë tjetër, mos provokoni serbët. Provokimet çojnë në përgjigje që rezultojnë në stabilitet. Prandaj, pa Serbinë nuk ka stabilitet në Ballkan. Pra, unë jam në favor që ta ndihmojmë Serbinë që ta stabilizojë rajonin”, tha Orban në takimin joformal të krerëve të qeverive të BE-së në Granada të Spanjës.

(Kosova Sot Online)