
Osmani e informon kryeministrin e Kroacisë për provat e aktit agresor të Serbisë në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq në Granda të Spanjës ku po mbahet samiti i Komunitetit Politik Europian, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ajo tha se me Plenkoviqin ka folur për sulmin terrorist që ndodhi në veri të vendit.
Osmani ka treguar se e ka informuar edhe për provat mbi aktin e agresionit të Serbisë.
“Bashkë me Andrej Plenkoviq kemi diskutuar zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë. E informova për provat mbi aktin e agresionit të Serbisë. Ne e vlerësojmë mbështetjen e qëndrueshme të Kroacisë për vendin tonë dhe për paqen e prosperitetin në të gjithë rajonin”.
Together with Croatia's PM @AndrejPlenkovic we discussed recent security developments in
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 6, 2023
🇽🇰. I informed him of the evidence on Serbia’s act of aggression.
We value 🇭🇷's enduring support for our country and for peace and prosperity in the entire region. pic.twitter.com/zPUorPsnlZ
(Kosova Sot Online)