Spanja s’e njeh pasaportën e Kosovës, si udhëtoi Osmani atje – Presidenca tregon detaje

  • E.K /
  • 06 October 2023 - 11:45
Spanja s’e njeh pasaportën e Kosovës, si udhëtoi Osmani atje –  Presidenca tregon detaje

Presidenca u është përgjigjur disa pyetjeve nëpër rrjete sociale se me çfarë pasaporte ka udhëtuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Spanjë, përcjell"Kosova Sot Online".

Spanja nuk e njeh Kosovën dhe nga pesë vendet e BE-së ajo është më kundërshtuesja e pavarësisë. Spanja nuk do të lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë në këtë vend edhe pas liberalizimit të vizave.

Sidoqoftë, presidentja Osmani në këtë vend ka udhëtuar me pasaportë të Kosovës.

“Presidentja Osmani ka udhëtu me pasasportë të Republikës sē Kosovës, si dhe nuk posedon asnjë pasaportë tjetër. Me vize te leshuar nga ambasada e Spanjes ne Shkup, kurse udhetimi nepermjet Vjenes. Te gjitha me pasaporte te Republikes se Kosoves. Nuk eshte hera e pare qe kjo procedure ndiqet per qytetare te RKS”, ka shkruar Egnesa Vitija në një prej postimeve në X.

(Kosova Sot Online)