KRU “Prishtina”: Të dielën do të ketë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë

  • E.K /
  • 06 October 2023 - 13:58
KRU “Prishtina”: Të dielën do të ketë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë

KRU” Prishtina” njofton se këtë të dielë, do të ketë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë në fshatrat Albanik-Prishtinë, për shkak se do të realizohen punime teknike në ndërrimin e një valvule në fshatin “Llugë” të Podujevës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me anë të një komunikate thuhet se dalja për Prishtinë në Albanik do të mbyllet në orën 08:00, ashtu që të krijohen kushte për punë për ekipin e makinerisë dhe punimet do të zgjasin rreth tre orë.

(Kosova Sot Online)