Sulmi terrorist në Banjskë, Varhelyi:Të gjithë autorët duhet të përgjigjen para drejtësisë

  • E.K /
  • 06 October 2023 - 14:24
Sulmi terrorist në Banjskë, Varhelyi:Të gjithë autorët duhet të përgjigjen para drejtësisë

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Oliver Varhelyi, ka kërkuar nga Serbia dhe Kosova që të ulin tensionet, pas situatës së fundit, ku një grup i terroristëve serbë ka kryer sulm ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vahrley ka thënë sot në Tiranë se të gjithë autorët e sulmit duhet të përgjigjen para drejtësisë, duke thënë se autoritetet serbe duhet të bashkëpunojnë në lidhje me këtë çështje.

“Qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë, ne duhet të kemi ulje te tensionit mes Beogradit dhe Prishtinës. Duhet që të rikthehet dialogu dhe të jepen rezultate duke vënë në zbatim marrëveshjet, përfshi ato në Ohër. Të gjithë autorët duhet të përgjigjen para drejtësisë, dhe autoritetet serbe duhet të bashkëpunojnë në lidhje me këtë çështje”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)