Baerbock: Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse Serbia dhe Kosova të angazhohen për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

  • E.K /
  • 06 October 2023 - 15:12
Baerbock: Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse Serbia dhe Kosova të angazhohen për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, bëri të qartë se Kosova dhe Serbia duhet t’i përmbahen Marrëveshjes së Ohrit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se duhet të bëhen kompromise nga palët dhe se pushtetarët t’i bëjnë ballë rrymave të kundërta të të politikës së brendshme.

“Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse Serbia dhe Kosova të angazhohen në mënyrë të vendosur për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ajo që presim është më shumë gatishmëri për kompromis dhe kurajë për t’u bërë ballë edhe rrymave të kundërta të politikës së brendshme. Pikërisht mbi këto baza është ngritur BE”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)