Lajçak i përgjigjet Kurtit pas akuzave: Kur nuk të pëlqen mesazhi ti provon të sulmosh dërguesin

  • E.K /
  • 06 October 2023 - 15:34
Lajçak i përgjigjet  Kurtit pas akuzave: Kur nuk të pëlqen mesazhi ti provon të sulmosh dërguesin

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka folur për herë të parë për akuzat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se po anon nga Serbia në dialogun e Brukselit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Përveç njëanshmërisë, Lajçak u pyet nëse akuzat e Kurtit janë problem për të ardhmen e dialogut.

“Kur nuk të pëlqen mesazhi ti provon të sulmosh dërguesin. Kështu funksionon. Dialogu është këtu që nga 2011. Ka pasë qeveri të ndryshme në Kosovë e Serbi, përfaqësues të ndryshëm nga BE-ja por dialogu është e vetmja rrugë, sepse fakti është shumë i thjeshtë – s’ka të ardhme europiane pa normalizim”, tha Laçak në forumin 2BS, që po mbahet në Budva.

(Kosova Sot Online)