'Kacafyten' në korridor Sami Kurteshi e Sami Hamiti: Qyqan, mshele gojën…

  • A.P /
  • 06 October 2023 - 16:23
'Kacafyten' në korridor Sami Kurteshi e Sami Hamiti: Qyqan, mshele gojën…

Raportohet se anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Sami Kurteshi e Sami Hamiti sa nuk janë përleshur në përfundim të mbledhjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurteshi edhe pas largimit të pothuajse të gjithë anëtarëve nga mbledhja vazhdoi që të kundërshtojnë vazhdimin e mandatit të shefit të Sekretariatit, Burim Ahmetaj.Me këtë rast ndërhyri Sami Hamiti i LDK-së, duke thënë se duhet që t’i drejtohen Gjykatës, edhe pse tha se shumë vendimet që VV-ja i ka marrë janë heshtur poshtë.

Me këtë rast reagoi Kurteshi duke i quajtur të gjithë “qyqana” e “mshele gojën”.

Debati i tyre vazhdoi edhe në korridorin e KQZ-së, që për pak sa nuk përfundoi në përleshje fizike.


(Kosova Sot Online)