Lajçak: Personalisht e mbështes heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

  • A.P /
  • 06 October 2023 - 17:35
Lajçak: Personalisht e mbështes heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Personalisht e mbështes heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, ka theksuar emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kur u pyet se çfarë do të ndryshojë, Lajçak tha se nuk është mirë që Kosova është nën masa.

“Në rrethanat aktuale nuk është mirë që Kosova është nën masa negative të BE-së. Dhe kjo është çështja që duhet të adresohet”.

“Heqja e sanksioneve?”, u pyet Lajçak,

“Kjo është njëra nga mundësitë që personalisht i mbështes”, tha ai.

(Kosova Sot Online)