Lajçak jep detaje pas takimit Osmani - Vuçiç në Spanjë

  • A.P /
  • 06 October 2023 - 18:17
Lajçak jep detaje pas takimit Osmani - Vuçiç në Spanjë

Për dialogun Kosovë -Serbi, ka folur emisari i BE’së Miroslav Lajçak gjatë një diskutimi në një panel të Forumit 2BS në Budva të Malit të Zi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I pyetur se kur pritet të vazhdojë, Lajçak nuk ka përmendur ndonjë afat por ka thënë se ky proces do të vazhdojë.

“Do ta shihni, do ta shihni, mos u brengosni” ka thënë Lajçak duke qeshur me pyetjen e moderatores.

Duke e komentuar faktin që Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk u takuan në Spanjë, Lajçak ka thënë se ata që dialogojnë janë Kurti e Vuçiq

 “Nuk ka dramë rreth kësaj. Partnerë për dialog janë Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuciq. Ata janë njerëzit…natyrisht është gjithmonë mirë kur ka takim por duke i pasur parasysh rrethanat nuk do ta mbivlerësoja faktin se kësaj here s’pati takim. Gjithmonë është mirë që të kesh takim të mirë…” ka thënë Lajçak.

(Kosova Sot Online)