Sveçla: 36 pjesëtarë të rinj për NJSO-në do të shërbejnë në çdo cep të Republikës

  • A.P /
  • 06 October 2023 - 19:06
Sveçla: 36 pjesëtarë të rinj për NJSO-në do të shërbejnë në çdo cep të Republikës

 36 djemë e vajza i janë shtuar Njësisë Speciale Operative, që t’i shërbejnë vendit pa dallim në çdo cep të territorit, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“36 zyrtarë policorë nga sot do të jenë vlerë e shtuar e Njësisë Speciale Operative. Djemtë e vajzat tona brenda kësaj Njësie do të shërbejnë për të gjithë qytetarët tanë pa dallim në çdo cep të territorit të Republikës sonë”, shkruan ministri.

Sveçla shprehi mirënjohje të gjithëve në uniformën e Policisë së Kosovës po garantojnë sundim të rendit dhe ligjit, po mbrojnë sovranitetin e integritetin territorial të vendit tonë

“Mirënjohje të gjithëve që në uniformën e Policisë së Kosovës po garantojnë sundim të rendit dhe ligjit, po mbrojnë sovranitetin e integritetin territorial të vendit tonë”, shkruan Sveçla.

(Kosova Sot Online)