Bajrami: 70.6% e nxënësve vijojnë mësimin pa i pasur në dispozicion të gjitha librat

  • E.K /
  • 07 October 2023 - 10:50
Bajrami: 70.6% e nxënësve vijojnë mësimin pa i pasur në dispozicion të gjitha librat

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është alarmante se si 70.6% e nxënësve edhe një muaj pas fillimit të vitit shkollor 2022/23, vijojnë procesin mësimor pa pasur në dispozicion të gjitha tekstet shkollore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për këtë statistikë, ajo i është referuar një studimi të publikuar këto ditë nga OJQ ETEA.

Bajrami ka thënë se përgjegjësi kryesor është kryeministri Kurti.

(Kosova Sot Online)