Skena tmerri në Izrael pas sulmit terrorist nga Hamasi

  • S.A /
  • 07 October 2023 - 12:03
Skena tmerri në Izrael pas sulmit terrorist nga Hamasi

Forcat e armatosura të grupit Hamasit kanë goditur me raketa dhe janë infiltruar brenda territorit të Izraelit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në pamjet e publikuara ata shihen teksa militantët e Hamasit lëvizin nëpër rrugët në jug të Izraelit, ndërkohë që raportohet se kanë vrarë civilë të pafajshëm dhe kanë marrë pengje.

Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu ka thënë se Izraeli është në luftë. Ndërkohë që ka reagime nga e gjithë bota që e dënojnë një sulm të tillë terrorist.

(Kosova Sot Online )