O’Brien betohet si Ndihmës Sekretar i Shtetit: Mezi presim të forcojmë lidhjet e SHBA me Evropën

  • S.A /
  • 07 October 2023 - 12:23
O’Brien betohet si Ndihmës Sekretar i Shtetit: Mezi presim të forcojmë lidhjet e SHBA me Evropën

Jim O’Brien është betuar për pozitën e re të ndihmës Sekretarit të Shtetit. O’Brien në një njoftim në profilin e tij në platformën “X” ka thënë se mezi pret për të punuar në forcimin e lidhjes së SHBA-së me Evropën në kohët kritike për sigurinë dhe për të ardhmen, transmeton "Kosova Sot Online".

 “Mezi presim të forcojmë lidhjet e SHBA me Evropën – kritike për sigurinë dhe prosperitetin tonë tani dhe në të ardhmen”, ka shkruar ai. 

Sekretari amerikan Antony Blinken ka deklaruar se SHBA është me fat që një njeri si O’Brien merr një pozitë të tillë

(Kosova Sot Online )