Osmani: Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael

  • E.K /
  • 07 October 2023 - 12:50
Osmani: Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit terrorist kundër Izraelit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se Kosova është e tmerruar nga një sulm i tillë dhe vrasja e civilëve të pafajshëm në Izrael.

Osmani ka thënë se Kosova shpreh solidaritet të plotë me presidentin Isaac Herzog.

“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael.Shprehim solidaritetin tonë të plotë me PresidentinIsaac Herzog, populli dhe shteti i Izraelit në këto orë të errëta.Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, ka shkruar presidentja Osmani.

(Kosova Sot Online)