Sulmi i Hamasit në Izrael, Ambasada e Kosovës në Jerusalem del me njoftim të rëndësishëm

  • E.K /
  • 07 October 2023 - 14:05
Sulmi i Hamasit në Izrael, Ambasada e Kosovës në Jerusalem del me njoftim të rëndësishëm

Ambasada e Kosovës në Izrael, ka publikuar numrin emergjent për të gjithë shtetasit e Kosovës që aktualisht janë në Shtetin e Izraelit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Izraeli është zgjuar mëngjesin e sotëm nën sulmin masiv të Hamasit.

Së paku 22 persona raportohet të kenë vdekur deri më tani nga ky sulm dhe mbi 500 të plagosur.

“Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës në Shtetin e Izraelit i udhëzojmë që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale izraelite dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem në numrin e kontaktit: +9720586340450”, ka njoftuar ambasada e Kosovës në Izrael.

(Kosova Sot Online)