Sarrazin: Procesi i Berlinit, një format për Kosovën e Serbinë që mund t’i kthehen kur ka probleme me formatet tjera

  • E.K /
  • 07 October 2023 - 16:13
Sarrazin: Procesi i Berlinit, një format për Kosovën e Serbinë që mund t’i kthehen kur ka probleme me formatet tjera

Emisari gjerman, Manuel Sarrazin, tha se Procesi i Berlinit është një instrument për agjendën e Brukselit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për rastin e Kosovës dhe Serbisë, Sarrazin thotë se ai është një format që erdhi si dhuratë nga Kancelarja Merkel e që mund të shfrytëzohet nga dy shtetet për t’iu rikthyer kur kanë probleme formatet tjera.

Ai tha se ky është një shans shumë i madh, e veçanërisht në këtë moment.

“Procesi i Berlinit po na jep neve, shteteve anëtare dhe Gjermanisë në veçanti, një tjetër aftësi për të kontribuuar në politikën europiane përmes një këndvështrimi tjetër, duke provuar metoda të tjera. Dhe po ashtu, kjo është dhuratë nga Kancelarja Merkel. Kemi një politikë të qartë se si të veprojmë me Kosovën dhe Serbinë, të cilin të dyja palët e pranojnë, të paktën deri në një fazë të caktuar. Kjo është një dhuratë e vërtetë nga Kancelarja Merkel, pasi kemi një format dhe një politikë për Kosovën dhe Serbinë se si të trajtojnë të gjitha çështjet që lindin, por që gjithmonë mund t’i rikthehemi edhe sikur të ketë probleme me formatet e tjera. Pra, është një shans shumë i madh veçanërisht në këtë moment. Ndaj, përdoreni Procesin e Berlinit si një instrument për të hedhur hapa në drejtim të Bashkimit Europian”, tha ai në podcasting me Ditmir Bushatin.

(Kosova Sot Online)