Konjufca: I tronditur thellë nga sulmet terroriste kundër Izraelit

  • E.K /
  • 07 October 2023 - 17:07
Konjufca: I tronditur thellë nga sulmet terroriste kundër Izraelit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se është i tronditur nga sulmet terroriste të mëngjesit të sotëm kundër Izraelit, përcjell "Kosova Sot Online".

Konjufca ka shkruar se qëndron në solidaritet me shtetin e Izraelit dhe popullin e tij gjatë kësaj kohe sfiduese.

“I tronditur thellë nga sulmet terroriste të mëngjesit të sotëm kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet me shtetin e Izraelit dhe popullin e tij gjatë kësaj kohe sfiduese. Në emër të Kuvendit të Kosovës shpreh ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar kryeparlamentari Konjufca.

(Kosova Sot Online)