Bie nga pema e arrës, vdes 64-vjeçari në Korçë

  • E.K /
  • 07 October 2023 - 17:41
 Bie nga pema e arrës, vdes 64-vjeçari në Korçë

Një 64 vjeçar ka gjetur vdekjen teksa ishte duke mbledhur arra në Korçë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personi në fjalë ka rënë aksidentalisht nga pema.

Burime të policisë lokale bënë të ditur se i moshuari u transportua drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore, por ka mbërritur në spital pa shenja jete.

(Kosova Sot Online)