Ambasadorja e Izraelit e falënderon Kosovën në gjuhën shqipe për solidaritetin pas sulmeve të Hamasit

  • E.K /
  • 07 October 2023 - 17:54
Ambasadorja e Izraelit e falënderon Kosovën në gjuhën shqipe për solidaritetin pas sulmeve të Hamasit

Ambasadorja e Izraeli në Kosovë, Tammy Ziv, e ka shpërndarë deklaratën për medie të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ë Kosovës, ku dënohet sulmi i militantëve të Hamasit kundër Izraelit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në X, ambasadorja Ziv një pjesë të falenderimit ndaj Kosovës e ka shkruar në gjuhën shqipe.

 "Falemnderit MPJ e Kosovës, Donika Gërvalla, falemnderit Republika e Kosovës!” – shkroi ajo.

(Kosova Sot Online)