Ja sa civilë dhe ushtarë janë marrë peng nga militantët palestinezë

  • A.P /
  • 08 October 2023 - 11:11
Ja sa civilë dhe ushtarë janë marrë peng nga militantët palestinezë

Dhjetëra izraelitë janë marrë peng nga militantët palestinezë. Shifrat nuk janë ende të sakta dhe zyrtare, por BBC raporton se ambasada izraelite në Shtetet e Bashkuara thotë se janë 100 persona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasada thotë se përfshihen si civilët ashtu edhe ushtaret.

Po ashtu ambasada izraelite në SHBA thotë se më shumë se 300 izraelitë janë vrarë dhe mbi 1,800 janë plagosur.

Ministria palestineze e shëndetësisë në Gaza thotë se 256 palestinezë, përfshirë 20 fëmijë, janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në 24 orët e fundit. Ndersa 1788 persona të tjerë janë lënduar.

Forcat Ajrore izraelite publikuan më herët pamjet e sulmeve të saj në ndërtesa të shumta në Rripin e Gazës ku thuhet se ndodhen objektivat ushtarake të Hamasit.


(Kosova Sot Online)