Zbuloni kur fillon vaksinimi kundër gripit në Kosovë

  • A.P /
  • 08 October 2023 - 11:24
Zbuloni kur fillon vaksinimi kundër gripit në Kosovë

Prej javës së ardhshme do të fillojë vaksinimi kundër gripit, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Vaksinimi është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve serioze infektive. Po ashtu, pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të zbutur dhe ndaluar epidemitë dhe pandemitë e ndryshme. Nga java që vjen, në Kosovë fillon vaksinimi kundër Gripit.”

Në njoftim thuhet se fillimisht duhet të vaksinohen oersonat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar.

“Tre vaksina të tjera: kundër Human Papilloma Virusit; Vaksina kundër Pneumokokut dhe Vaksina kundër Rotavirusit janë pjesë e Kalendarit të rregullt të vaksinimit (2023/2024) në Kosovë.”


(Kosova Sot Online)