Selmanaj: Rasti i Banjskës duhet të shërbejë edhe për Kurtin që të reflektojë

  • A.P /
  • 08 October 2023 - 11:50
Selmanaj: Rasti i Banjskës duhet të shërbejë edhe për Kurtin që të reflektojë

Komuniteti ndërkombëtar po reflekton pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ka deklaruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se ky “është rasti që tregon urgjencë për përmbylljen e procesit”, duke iu referuar dialogut. Ai thotë se kjo është në interes të Kosovës.

“Rasti i tillë ka treguar se ata kanë interes që Kosovën ta mbajnë edhe më tutje si konflikt i ngrirë. Andaj është në interes jetik të Kosovës që ky proces të mbyllet”, tha ai.

Ky rast, siç thotë Selmanaj, duhet të shërbejë edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që të reflektojë që të bashkëpunojë më shumë me aleatët dhe të angazhohet në përmbylljen e dialogut.

(Kosova Sot Online)