Franca rrit sigurinë rreth sinagogave dhe shkollave hebraike

  • A.P /
  • 08 October 2023 - 13:50
Franca rrit sigurinë rreth sinagogave dhe shkollave hebraike

Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, ka thënë se pas sulmit të djeshëm të grupit islamik Hamas mbi Izraelin, kanë rritur sigurinë rreth sinagogave dhe shkollave hebraike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Ajo tha për BFMTV: “Ne kemi rritur sigurinë në vendet e adhurimit dhe në shkolla. Nuk ka asnjë kërcënim specifik në këtë fazë, por ne do të jemi jashtëzakonisht vigjilentë.”


(Kosova Sot Online)


(Kosova Sot Online)