Numri i izraelitëve të vrarë nga sulmet e Hamasit arrin në 600

  • A.P /
  • 08 October 2023 - 14:36
Numri i izraelitëve të vrarë nga sulmet e Hamasit arrin në 600

Numri i të vrarëve izraelitë nga sulmet e Hamasit ka arritur në 600. The Guardian shkruan se raportimet nga mediat izraelite e thonë këtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Forcat izraelite po vazhdojnë kundërsulmin ndaj luftëtarëve të Hamasit nëpër rrugët e Izraelit.

Më shumë se 24 orë pasi grupi militant palestinez nisi një inkursion të papritur në Izrael, shteti hebraik është kundërpërgjigjur duke rrafshuar disa ndërtesa në Gaza.

Të paktën 600 izraelitë u vranë, duke përfshirë 44 ushtarë dhe më shumë se 2,000 të plagosur.

Në anën tjetër, të paktën 313 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 20 fëmijë, dhe gati 2,000 u plagosën si rezultat i sulmeve ajrore në Gaza që nga e shtuna, thanë autoritetet palestineze.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij është tashmë në luftë dhe se do armiqtë do të paguajnë një çmim të rëndë. Ndërkaq udhëheqësit e Hamasit thanë se janë të përgatitur për përshkallëzim të mëtejshëm.

(Kosova Sot Online)