Hovenier: SHBA dënojnë sulmet e terroristëve të Hamasit kundër Izraelit

  • A.P /
  • 08 October 2023 - 15:12
Hovenier: SHBA dënojnë sulmet e terroristëve të Hamasit kundër Izraelit

SHBA-ja i dënon sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit, ka theksuar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hovenier shkroi në Twitter se “nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin” dhe se solidarizohen me Izraelin.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë pa mëdyshje sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit, duke përfshirë komunitetet civile. Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin”, shkroi Hovenier.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me Izraelin dhe shprehim ngushëllimet tona për jetët izraelite të humbura në këto sulme”, shtoi ambasadori amerikan.

(Kosova Sot Online)