Një femër sulmon policët në Ferizaj, njëri bëhet për spital

  • E.K /
  • 09 October 2023 - 09:28
Një femër sulmon policët në Ferizaj, njëri bëhet për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë në Ferizaj, pasi e njëjta ka fyer dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurse, polici i lënduar ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar e dyshuara shtetase e Shqipërisë pasi e njëjta ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor të cilët e kanë ndaluar pasi kishte shkaktuar kundërvajtje në komunikacion. Lidhur me rastin, si pasojë njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

(Kosova Sot Online)