Vdes një burrë në Rahovec, u rrokullis me traktor

  • E.K /
  • 09 October 2023 - 09:51
Vdes një burrë në Rahovec, u rrokullis me traktor

Një burrë ka ndërruar jetë pasi është rrokullisur me traktor në një fushë-arë në Rahovec, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Kurse, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“HETIM I VDEKJES – Rahovec 08.10.2023 – NN. Është raportuar se viktima kosovar është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.”

(Kosova Sot Online)