Mitrovicë: Shkoi për trajtim në një spital, një person dëmton derën dhe shtratin

  • E.K /
  • 09 October 2023 - 10:04
Mitrovicë: Shkoi për trajtim në një spital, një person dëmton derën dhe shtratin

Një person është arrestuar dje në Mitrovicë pasi dyshohet se në gjendje të dehur kishte shkuar për trajtim mjekësor në një spital dhe i njëjti ka dëmtuar një derë dhe një shtrat, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është ndaluar deri në këndellje dhe pas intervistimit do të lirohet.

“AGJËSIM APO DËMTIM I PRONËS SË PALUAJTSHME- Mitrovicë 08.10.2023 – 01:05. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi në gjendje të dehur pasi kishte shkuar për trajtim mjekësor në një spital, dhe i njëjti si pasojë e veprimeve të pakontrolluara ka dëmtuar një derë dhe një shtrat. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është ndaluar deri në këndellje dhe pas intervistimit do të lirohet.”

(Kosova Sot Online)