Kishte dalë për peshkim, gjendet i vdekur 70-vjeçari në Velipojë

  • E.K /
  • 09 October 2023 - 11:09
Kishte dalë për peshkim, gjendet i vdekur 70-vjeçari në Velipojë

Një person i moshuar është gjetur i pajetë sot në bregdetin e Rrjollit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima është Y. H., 70 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, i moshuari kishte dalë për peshkim një ditë më parë, ndërsa dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

“Rreth orës 07:50, në bregdetin e Rrjollit, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune, i shtetasit Y. H., 70 vjeç, banues në Tiranë, i cili ditën e djeshme, kishte dalë për peshkim me shokët e tij. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak”, njoftoi policia.

(Kosova Sot Online)