Situata në veri të Kosovës, sot do të jetë temë diskutimi në Këshillin e Evropës

  • E.K /
  • 09 October 2023 - 11:17
Situata në veri të Kosovës, sot do të jetë temë diskutimi në Këshillin e Evropës

Në Këshillin e Evropës sot do të diskutohet rreth zhvillime më veri të Kosovës, pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e lëshuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Në njoftim thuhet se do të diskutohet për nevojën për depërshkallëzim të situatës.

“Debati për aktualitetin: ‘Situata në veri të Kosovës* pas sulmit të fundit dhe nevoja për deeskalim’”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)