Kurti: Shumë i shqetësuar për krimet kundër civilëve në Izrael

  • E.K /
  • 09 October 2023 - 14:09
Kurti: Shumë i shqetësuar për krimet kundër civilëve në Izrael

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar edhe një herë pas ngjarjeve në Izrael, që nisën me sulmin nga Hamasi të shtunën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti u shpreh shumë i shqetësuar për krimet kundër civilëve dhe numrin e viktimave.

“Shumë i shqetësuar për krimet kundër civilëve dhe numrin në rritje të vdekjeve pas sulmeve të Hamasit në Izrael”, shkroi Kurti.

“Unë qëndroj me aleatët tanë, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të këtyre akteve, duke mbështetur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër terrorizmit dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)