Berisha: Rama investoi çdo gjë për mbrojtjen e padronit të tij me një qëllim të vetëm - ndarjen e Kosovës!

  • A.P /
  • 09 October 2023 - 14:08
Berisha: Rama investoi çdo gjë për mbrojtjen e padronit të tij me një qëllim të vetëm - ndarjen e Kosovës!

"Edi Rama, këto muaj ka dalë më qartë se kurrë një armik i egër i Kosovës dhe kombit shqiptar". Kështu deklaroi sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, kryetari i saj, z. Sali Berisha.

Pasi foli për farsën elektorale dhe përpjekjet e egra që kryeministri Edi Rama po bën për të vënë edhe opozitën nën kontrollin e tij, Berisha e trajtoi më vete qendrimin e kryeministrit të Shqipërisë ndaj një çështjeje madhore, asaj të Kosovës.

Më në fund, nuk jemi vetëm ne që e quajmë argat të Beogradit, nuk janë vetëm shqiptarët e Kosovës që e quajnë vëlla të Vuçiçit, por janë publicistë të mëdhenj europianë që e quajnë Pashiqi shqipfolës, - theksoi Berisha. - Gjatë këtij viti, ai është vërsulur si argat i mjerë, i verbër, kundër qeverisë, kundër Kosovës dhe interesave të saj, në një kohë kur vendoste i pari sanksione ndaj qeverisë së Kosovës. Kalonte nga samiti në samit, duke kërkuar që të mos bëhet presion mbi Serbinë, për të respektuar sanksionet e NATO-s dhe BE ndaj Rusisë.

Me gjithë përpjekjet që bën të dëshpëruara, për të mbrojtur në një mënyrë ose tjetër Millosheviçin e ri, Putinin e vogël, Aleksandër Vuçiçin, padronin e Edi Ramës, ai dështoi qartë muajt e fundit se është një Millosheviç i ri. Dhe Edi Rama nuk është gjë tjetër veçse një argat mjeran i tij.

(Kosova Sot Online