Punëtorëve teknikë të QKUK-së ju rritet paga nga 275 në 402 euro

  • E.K /
  • 09 October 2023 - 15:42
Punëtorëve teknikë të QKUK-së ju rritet paga nga 275 në 402 euro

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se është marrë vendim që punëtorëve teknikë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës t’u rritet paga nga 275 në 402 euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Azemi ka thënë se mbetet të shihet nëse punëtorët do ta pranojnë këtë rritje të pagës, derisa shtoi se kjo s’është ajo që e kanë kërkuar.

“Me qëndrim të qartë mund të themi se nuk është ajo që e kemi kërkuar ne, por është për t’u çmuar pasi që kërkesa jonë ka qenë 450 euro dhe na janë ofruar 402. Po ta kishim në fuqi edhe Marrëveshjen Kolektive kjo pagë do të kalonte shumën së paku 470 euro, për të cilën ne do të luftojmë me mjete sindikale që edhe kjo të bëhet”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)