Helikopterët izraelitë po godasin territorin e Libanit

  • A.P /
  • 09 October 2023 - 16:43
Helikopterët izraelitë po godasin territorin e Libanit

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë të shkurtër se helikopterët e saj aktualisht po godasin territorin libanez, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ushtria izraelite njoftoi se helikopterët e saj luftarakë po sulmojnë objektiva në territorin e Libanit, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Më herët, IDF tha se një “numër të armatosurish të dyshuar” që “u infiltruan” në Izrael nga Libani u vranë dhe se ushtarët izraelitë po e kontrollojnë zonën.

Paqeruajtësit e Forcave të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) thanë në një deklaratë se janë raportuar shpërthime pranë Al-Boustan në Libanin jugperëndimor.

Helikopterët luftarakë izraelitë po sulmojnë territorin e Libanit.

(Kosova Sot Online)