Në këtë vend në mesnatë do të ndryshojnë çmimet derivateve

  • A.P /
  • 09 October 2023 - 17:14
Në këtë vend në mesnatë do të ndryshojnë çmimet derivateve

Eurodizel (D-E V) dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL1) do të lirohen për tre denarë nga mesnata, ndërsa benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 për 2,50 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Eurodizel (D-E V) do të jetë 83 denarë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri 82 denarë, Eurosuper BS-95 do të shitet 81 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 për 83,00 denarë për litër.

Për 0,886 denarë zvogëlohet edhe çmimi i mazutit M-1 NS dhe një kilogram do të kushtojë 45,087 denarë.

(Kosova Sot Online)