Gazetarja shtrihet përdhe pasi një breshëri raketash fluturojnë përmbi kufirin Izrael-Gaza

  • A.P /
  • 09 October 2023 - 17:16
Gazetarja shtrihet përdhe pasi një breshëri raketash fluturojnë përmbi kufirin Izrael-Gaza

Kryekorrespondentja e CNN, Clarissa Ward dhe ekipi i saj duhej të shtriheshin përdhe pasi një breshëri raketash u hodhën përgjatë kufirit Izrael-Gaza, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ward dhe ekipi i saj kishin vëzhguar pasojat e sulmeve të kryera përgjatë kufirit Izrael-Gazan kur dëgjuan të shtëna të rënda raketash.

Ekipi më pas vazhdoi të vraponte dhe ra në tokë në një kanal aty pranë.

“Jemi vetëm pesë minuta larg. Gaza është në atë drejtim. Tani mund të dëgjojmë shumë avionë në qiell. Ne mund të dëgjojmë gjithashtu Kupolën e Hekurt duke përgjuar një numër të atyre raketave ndërsa ato po lëviznin lart”, raportoi Ward drejtpërdrejt në transmetim.

“Ne erdhëm në këtë lokacion sepse ky ishte terreni zero për të gjithë këtë operacion të masakrës. Ky ishte vendi i parë ku militantët e Hamasit thyen atë mur kufitar”, vazhdoi Ward.

Pasi situata u stabilizua pak, Ward u ngrit në këmbë dhe u nis drejt disa automjeteve të dëmtuara.

Ward theksoi gjithashtu faktin se vendndodhja është jo shumë larg nga qyteti izraelit i Sderot, i cili është bërë një qytet fantazmë pas luftimeve të ashpra gjatë fundjavës.

(Kosova Sot Online)