Tolkach: Ukraina nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur

  • A.P /
  • 09 October 2023 - 18:24
Tolkach: Ukraina nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, ka thënë se Ukraina vazhdon “të mbështes integritetin territorial të Serbisë që nga viti 1999” dhe se nuk e njeh  Kosovën si shtet të pavarur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këto deklarata ai i ka bërë pas pyetjes nëse Ukraina është e pakënaqur me faktin se Serbia ende s’ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe si i komenton deklarimet e përfaqësuesve ukrainas se Ukraina duhet ta njoh Kosovën, shkruan vijesti.hrt.hr.

Ai tutje ka thënë se Ukraina do ta vlerësonte shumë nëse do të shihte se si Serbia po e mbështet plotësisht Ukrainën, duke shtuar se një gjë e tillë “do të na sillte kënaqësi, por do të kuptonim gjithashtu qartë se e gjithë Evropa na mbështet”

 Ai theksoi se “pa mbështetje politike, ekonomike dhe të tjera, ishte shumë e vështirë për ukrainasit të ngulmonin në këtë luftë”.


(Kosova Sot Online)