Policia e Kosovës arreston një person në kërkim

  • A.P /
  • 09 October 2023 - 19:46
Policia e Kosovës arreston një person në kërkim

Në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, sot ka arrestuar një person në kërkim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Njësia FAST-Kosova, në koordinim me zyrtarë të njësitit të antidrogës në rajonin e Pejës, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e më pas edhe ta arrestojnë personin e dyshuar të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, thuhet në njoftim.

Sipas policisë personi i kërkuar, i cili kërkohej nga INTERPOL-i në llogari të organeve shtetërore gjermane, dyshohet se është i përfshirë në disa vepra penale.

“Lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla”, thuhet në njoftimin e PK-së.


(Kosova Sot Online)