Shtuni: Hamasi e keqpërdorë fenë, është grup terrorist

  • A.P /
  • 09 October 2023 - 21:35
Shtuni: Hamasi e keqpërdorë fenë, është grup terrorist

Eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni, ka theksuar se sulmi i Hamasit ndaj Izraelit ishte terrorist., transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se organizatat si Hamasi e keqpërdorin fenë për synime politike

“Unë e di se si quhet aksioni, por këto lloj organizatash gjenocidale-terroriste shihen dhe keqpërdorin fenë për synime politike, prandaj duhet kemi kujdes për shkak të ndjeshmërisë popullore ndaj këtij fenomeni. Ky është ekstremizëm politik, jo ekstremizëm fetar, këta e keqpërdorin fenë dhe këtu duhet të kemi kujdes”, tha Shtuni

“Ishte një sulm masiv, gjakatar, paramilitar i tipit terrorist i Hamasit”, u shpreh ai.

“Synimet i kanë politike dhe i keqpërdorin fetë ndaj Izraelit në Gaza, por që duket që ka pasur edhe mbështetjen e Iranit…”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)