Çka e pret Osmanin në vizitën e saj zyrtare në Kroaci?

  • E.K /
  • 10 October 2023 - 08:13
Çka e pret Osmanin në vizitën e saj zyrtare në Kroaci?

Presidenca kroate ka shpalosur detaje lidhur me vizitën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani sot në Kroaci dhe takimet që do t’i zhvillojë atje me përfaqësues kroatë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit për media, Osmani ka shkuar në këtë vizitë dyditore me ftesë të homologut të saj, Zoran Milanoviç.

Përveç Zagrebit, Osmani pritet ta vizitojë edhe Karllovacin dhe Rijekën, njoftoj Presidenca kroate.

“Gjatë qëndrimit të saj në Kroaci, ndër të tjera është planifikuar takimi i saj me pjesëtarët e komunitetit shqiptar që jetojnë në Kroaci”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)