Sanksione ndaj Serbisë, Milanoviq: S’jam ithtar i tyre Kosovës ia vendosi KE dhe Borelli i cili shpresoj të shkojë në pension

  • E.K /
  • 10 October 2023 - 12:44
Sanksione ndaj Serbisë, Milanoviq: S’jam ithtar i tyre Kosovës ia vendosi KE dhe Borelli i cili shpresoj të shkojë në pension

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, tha se në parim është kundërshtar i sanksioneve kur u pyet nëse SHBA dhe BE duhet të vendosë sanksione ndaj Serbisë, përcjell ‘Kosova Sot Online”.

Milanoviq bëri thirrje që edhe ndaj Kosovës të bojkotohen masat që aktualisht janë të vendosura.

Ai akuzoi Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, që i ka ndërmarrë masat ndaj Kosovës bashkë me ekipin e tij.

“Unë jam kundërshtar i sanksioneve. Edhe Kosova është nën disa sanksione të caktuara. Sanksionet përcaktohen nga Këshilli i Sigurimit. Janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. I ftoj që t’i bojkotojnë ato. Masa që i ka ndërmarrë Komisioni Europian, nga zoti Borrell, i cili shpresoj që së shpejti të shkojë në pension, pra nuk janë masa të ndërmarra nga Këshilli i Ministrave, por masa të ndërmarra nga Komisioni Europian, nga Borrelli dhe ekipi i tij, të cilat ndalojnë dhe na kërcënojnë të gjithë ne të takohemi në disa nivele me përfaqësues të Kosovës në nivel të lartë”, tha ai në një konferencë të përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani në Zagreb.

(Kosova Sot Online)